Një person ka humbur jetën në Prizren si pasojë e plagëve të marra nga goditja me thikë.
Lidhur me rastin policia ka arrestuar dy të dyshuar.
“Raportohet se dy persona meshkuj kosovarë (viktima dhe dëshmitari), ishin ndaluar nga dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë, ku njëri nga ta e kishte goditur me mjet të mprehtë (thikë) viktimën. Viktima është dërguar në spitalin rajonal, por si pasojë e plagëve të rënda ka ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore si dhe prokurori kompetent i cili ka urdhëruar që të bëhet konfiskimi i veturës së të dyshuarve. Në lidhje me rastin është bërë arrestimi i dy të dyshuarve meshkuj kosovarë dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/