Telegrafi

Prizren, njoftimet për vaksinimin e fëmijëve me shërbim postar

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se njoftimet personale për vaksinimin e fëmijëve, tash e tutje do të shpërndahen nëpërmjet shërbimit postar të Kosovës.

Sipas komunës, ftesat për vaksinim do të dërgohen në adresa shtëpiake sipas regjistrit të fëmijëve në spital.

“Drejtoria e Shëndetësisë ka ndërmarrë këtë ndryshim, pasi që është konstatuar se në të kaluarën shumë prindër nuk kanë arritur të njoftohen me kohë për obligimin që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre. Vaksinimi i fëmijëve sipas orarit të paraparë është jashtëzakonisht i rëndësishëm, pasi që fëmijët i mbron prej sëmundjeve të shumta gjatë zhvillimit”, thuhet në njoftimin e komunës.