Policia në Prizren ka arrestuar një person të dyshuar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht tre viktima, një shqiptar dhe dy boshnjak.
Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe pas tretmanit mjekësor janë liruar, ndërsa, i dyshuari pas ekzaminimit mjekësor me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.