Site icon Telegrafi

Prizren, nënshkruhen kontratat e para për subvencionim në pagë

​Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të nënshkruajnë kontratat e para me kompanitë vendore nga Prizreni të cilat janë përzgjedhur nga Programi për Subvencionimin e Pagës, në një ceremoni që do të mbahet sot, me fillim në ora 14:00, në hotel Theranda në Prizren.

Ky program për subvencionimin e pagës, që bashkëfinancohet nga MPMS, UNDP dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës, ka për qëllim përkrahjen e punëdhënësve të cilët ofrojnëmundësi punësimi afatgjatë sidomos për të rinjtë dhe të papunët nga grupet e cenuara.
Programi nënkupton pagesën e së paku 50 përqindëshit të pagave për punëtorët e rinj që bizneset i punësojnë, ku deri në fund të vitit do të përfitojnë së paku 1500 persona.

Në ceremoni do të marrin pjesë ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale,Arban Abrashi, ambasadorja e Finlandës Anne Huhtamӓki, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Andrew Rrusell, si dhe përfitues të skemës së Subvencionimit në Pagë dhe përfaqësues të Zyrave për Punësim, të UNDP-së dhe të MPMS-së. /Telegrafi/

Exit mobile version