Site icon Telegrafi

Prizren, i mituri ther me thikë një person

Foto: Ilustrim

Një person ka marr lëndime të rënda trupore, i cili pas një mosmarrëveshje është goditur në shpatull me armë të ftohtë (thikë), nga një i mitur.

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 19:20 në rrugën “Ukë Bytyqi”, në Prizren.

Sipas raporti policorë, viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, ku sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetën.

“ Arma e ftohtë thika është konfiskuar në vendin e ngjarjes nga policia. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore. Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet (24 orë) në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Exit mobile version