Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër ka raportuar në Polici se derisa ishte duke punuar në barnatore, dy të dyshuar të maskuar nën kërcënimin e një mjeti të paidentifikuar kanë grabitur rreth 6000 euro para të gatshme.
Rasti ka ndodhur të shtunën në ora 23:35 në Prizren.
“Ankuesja femër K-Shqiptare ka raportuar se përderisa ishte në barnatore duke punuar, dy të dyshuar të maskuar nën kërcënimin e një mjeti të paidentifikuar kanë grabitur rreth 6000 euro para të gatshme”, thuhet në raport.
Rasti po hetohet nga njësitet kompetente. /Telegrafi/