Telegrafi

Prizren: Deri në ora 12:00 kanë votuar rreth 10 % e qytetarëve

Qytetarët e Prizrenit po vazhdojnë të dalin në votime për t’i zgjedhur përfaqësuesit lokal.

Janë nëntë kandidatë për kryetar të komunës së Prizrenit që po kërkojnë besimin e mbi 154 mijë votuesve.

Zyrtari i lartë komunal për zgjedhje në Prizren, Nysret Bytyqi ka folur rreth ecurisë së votimeve.

“Nuk kemi hasur në ndonjë problem. Ecuria e zgjedhjeve po shkon mirë. Deri në ora 12:00 mund të konfirmoj se kanë votuar mbi 9 për qind e qytetarëve”, tha Bytyqi për Telegrafin.

Ai më tutje pohoi se në qendrat e votimit në qytet vërehet një numër më i madh i votuesve për dalim nga fshatrat. /Telegrafi/