Telegrafi

Prizren, bëhet për spital nga dera e blinduar, tentuan ta çmontojnë

Policia e Kosovës bëri të ditur se gjersa dy persona ishin duke çmontuar një derë të blinduar, dera ka rënë duke e zënë njërin nga ta.

Rasti ka ndodhur të dielën në ora 12:30, në rrugën “Remzi Ademi” në Prizren.

Si pasojë e kësaj viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor në QKUK, ndërkaq i dyshuar tjetër me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim