Site icon Telegrafi

Prizren, asgjësohen artikuj ushqimorë me afat të skaduar në vlerë mbi 14 mijë euro

​Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Prizrenit së bashku me inspektorët e ATK-së kanë asgjësuar artikuj ushqimor me afat të skaduar në një vlerë të përgjithshme prej 14 mijë e 152 euro.

Gjatë aksionit për konfiskimin e produkteve të mishit të prishur, Inspektorët Komunal kanë konfiskuar një sasi të mishit në tregun e veturave.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka,

“Pas kërkesës së parashtruar nga një kompani vendore, Drejtoria e Inspektoratit në bashkëpunim me inspektorët e ATK-së, dje kanë asgjësuar artikuj të ndryshëm ushqimorë dhe produkte të përdorimit të përgjithshëm me afat të skaduar të përdorimit. Vlera totale e produkteve që janë asgjësuar, është 14.152,00 Euro”, ka shkruar Haskuka në rrjetin social Fabecook, përcjell KosovaPress.

Haskuka në fund u ka bërë thirrje qytetarëve që të lajmërojnë për raste të produkukteveme afat të skaduar, duke thirrur në numrin 0800 19 200. /KosovaPress/

Exit mobile version