Telegrafi

Prizren, arrestohet shtetasja e Shqipërisë për keqtrajtim të fëmijës

Foto: Ilustrim

Policia ka arrestuar një femër pas publikimit të lajmit dhe shpërndarjes të një fotoje të një fëmije lëmoshkërkues të shtrirë tek Ura e Gurit në Prizren.

Pas një pune hetimore Policia ka arrit të identifikoj dhe arrestojë një  një familjarë, femër të kombësisë rome shtetase e Republikës së Shqipërisë.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 16:05 te Ura e Gurit, në Prizren.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, e dyshuara pas intervistimit dhe konfiskimit të dokumentacionit me vendimin e Prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/