Telegrafi

Prizren: Arrestohet babai që rrahu vajzat e tij

Foto ilustrim

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prizren, ku prindi ka rrahur fizikisht dy vajzat e tij, njofton policia rajonale e Prizrenit.

“Policia në Prizren pasi kishte pranuar një informatë përmes rrugëve operative kishte shkuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për verifikimin e rastit. Në emergjencë është hasur një vajzë e mitur e cila po merrte trajtim mjekësor. Pas hetimit fillestar është kuptuar se edhe motra tjetër kishte kërkuar trajtim mjekësor. Sipas raporteve mjekësore thuhet se dy vajzat kanë pësuar lëndime trupore. Lidhur me rastin është informuar hetuesi primar i dhunës në familje pasi qe dyshimet binin mbi prindin e fëmijëve (vajzave). Në konsultim me prokurorin e shtetit i dyshuari është arrestuar,” thuhet në komunikatë të policisë.