Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur aktakuzë kundër personit I.M., për “vrasje në tentativë”dhe për“mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas aktakuzës i akuzuari më 08.11.2017 në lagjen ‘Arbana’ në rrugën “Beteja e Pashtrikut”, pas një mosmarrëveshje paraprake lidhur me një çështje pronësore të pazgjidhur, me dashje ka tentuar ta privon nga jeta të dëmtuarin A.A., në atë mënyrë që me armë të zjarrit-pistoletë nga një distancë prej 1-1.5 metër ka shtënë në drejtim të dëmtuarit në pjesën e stomakut, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.