Site icon Telegrafi

Prizren, aktakuzë për marrje të ryshfetit

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E. K., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, marrja e ryshfetit.

Sipas aktakuzës në këtë rast kanë qenë të përfshirë E.K dhe Z.A, të dy persona zyrtar.

Ndërkaq, pas përfundimit të hetimeve për të pandehurin E.K., Prokuroria ka ngritur aktakuzë, e për të  pandehurin Z.A., janë pushuar hetimet, në mungesë të provave.

I pandehuri E. K., më 2 gusht 2016, në pikën e kontrollit në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Prizrenit në cilësi të personit zyrtar ka kërkuar dhe pranuar përfitim për vete në mënyrë që të veprojnë në kundërshtim me detyrën zyrtare, me çka ka kryer veprën penale marrja e ryshfetit. /Telegrafi/

Exit mobile version