Telegrafi

Priyanka dhe Chopa shfaqin lumturinë edhe gjatë festave të fundvitit

Ata kurorëzuan dashurinë me kamerë në vitin 2018, disa kohë pasi qëndruan në lidhje.

Bëhet fjalë për Nick Jonas dhe Priyanka Chopra, të cilët po mbajnë të azhurnuar fansat përmes postimeve të ndryshme, shkruan Daily Mail.

28-vjeçari në disa fotografi të publikuara gjatë ditës së sotme (e shtunë) është shfaqur së bashku me Chopra.

Po të njëjtit ishin parë të veshur plot stil, ndërsa bukuroshja brune vendosi kapelën e një babadimri.

Priyanka kishte drejtuar shikimin nga Nick, kurse në dorë mbante qenin, Dianna.

Ata përndryshe përmes këtij postimi uruan edhe festën e Krishtlindjeve për të gjithë ndjekësit e tyre. /Telegrafi/