Aktorja e njohur, Priyanka Chopra, është ndër më të suksesshmet në kinematografi.
Ajo përpos që ka edhe disa biznese, duket se ka filluar të sfidojë vetën edhe në sfera të tjera, shkruan Daily Mail.
38-vjeçarja në një intervistë për Ellen Degeneres Show, ka treguar se ka filluar mësimet në piano.
“Fillova mirë dy ditë, më pas thosha që nuk mundem. Nuk jam mjaftueshëm e koordinuar. Ishte shumë e vështirë”, është shprehur ajo.
Chopra tregoi po ashtu se kjo nuk do të ishte e mundur, nëse bashkëshorti i saj, Nich Jonas, nuk do ta ndihmonte.
“Ai ka qenë i vetmi që u mundua të më mësonte”, përfundoi bukuroshja.
Përndryshe, Priyanka është shpërngulur tashmë në Londër, pasi është duke punuar në filmin e ri. /Telegrafi/