Priyanka Chopra është ndër aktoret më të suksesshme, pasi edhe puna e saj vërehet dukshëm në filmat e shumtë.
38-vjeçarja në një intervistë për Variety ka treguar më shumë për jetën dhe karrierën profesionale, përfshirë edhe marrëdhëniet më bashkëshortin, shkruan Daily Mail.
Derisa Nick Jonas i kishte dhënë asaj leksione për të luajtur piano, ai po e mbështet edhe në sferën e aktrimit.
Chopra ka treguar se ai po e mbështet në masë të madhe, teksa beson se aktorja mund ta fitojë edhe çmimin ‘Oscar’.
“Ti mund të jesh e para me mbiemrin Jonas që mund të fitojë çmimin”, është shprehur aktorja
Ndërkaq, dyshja janë martuar në vitin 2018, pas disa muaj që qëndruan në lidhje dashurie. /Telegrafi/