Telegrafi

Priyanka Chopra thotë se izolimi me Nick Jonas nuk ishte keq: Ne vazhduam të pëlqenim njëri-tjetrin

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas Foto: Daily Mail

Aktorja e njohur, Priyanka Chopra ka shpenzuar izolimin gjatë COVID-19 së bashku me Nick Jonas.

Derisa një shumicë e çifteve u ndanë, Chopra ka treguar se ajo e ka shpenzuar kohën në mënyrë kualitative, shkruan Daily Mail.

38-vjeçarja në një paraqitje televizive ka thënë se pëlqente të kalonte izolimin me bashkëshortin e saj.

“Është shumë gjë e mirë pasi ne ende pëlqejmë njëri-tjetrin. Kjo është më e rëndësishme”, është shprehur ai.

Tutje ajo shtoi: “Ne që të dy kemi karriera profesionale, që nuk kemi menduar ndonjëherë që do të kalojmë gjashtë muaj vetëm së bashku”.

Sidoqoftë kësaj, dyshja u martuan në vitin 2018, duke organizuar dasmë tradicionale dhe moderne. /Telegrafi/