Ajo është shpërngulur në Londër pasi u martua me Nick Jonas në vitin 2018.
Kështu, Priyanka Chopra shpesh shihet duke u shëtitur në rrugë, derisa merr vëmendje të fansave, shkruan Daily Mail.
38-vjeçarja së fundmi është parë duke dalë me një veshje modeste, derisa zgjodhi të jetë pa makijazh.
Ylli i filmit ‘Baywatch’ kishte kombinuar ngjyrën e zezë dhe të vjollcë, që të duket më tërheqëse.
Flokët e saj ishin mjaft të shthurura, derisa në kohë mbante një kafe që e shijonte kohë pas kohe.
Përndryshe në paraqitjet e fundit televizive ajo ka rrëfyer më shumë rreth marrëdhënies që ka me bashkëshortin.
Përpos modelingut dhe aktrimit, Chopra ka treguar se ka provuar të mësojë edhe piano gjatë pandemisë coronavirus. /Telegrafi/