Shëndeti mendor i Priyanka Chopra u ndikua negativisht pasi një ndërhyrje e rekomanduar nga mjeku në hundë e që shkoi keq.
“Ishte një fazë e errët”, pranoi ylli i “Citadel” në “The Howard Stern Show” në fillim të kësaj jave gjatë Sirius XM në Miami.
Chopra, tani 40 vjeçe, tha se më parë ishte këshilluar të hiqte një polip në zgavrën e hundës, shkruan PageSix.
Megjithatë, ajo tha se procedura e bëri fytyrën e saj të dukej “krejtësisht ndryshe” dhe ajo hyri në një “depresion të thellë”.
Përveç efekteve që pati rinoplastika në pamjen e saj fizike dhe mendimet e brendshme, ajo ndikoi edhe në jetesën e saj.
Fituesja e konkursit “Miss World 2000” tha se u pushua nga tre filma të ndryshëm pas operacionit plastik dhe besonte se karriera e saj e aktrimit kishte “mbaruar përpara se të fillonte”.
Chopra tregoi se ajo nuk donte as të dilte nga shtëpia e saj, por babai i saj i ndjerë, i cili ishte mjek, e inkurajoi atë të shkonte përsëri nën thikë për të bërë një operacion korrigjues.
“Unë u tmerrova nga kjo, por ai tha: ‘unë do të jem në dhomë me ju. Ai më mbajti duart dhe më ndihmoi të rindërtoj besimin tim”, tha ajo tutje.
Chopra tha se regjisori i filmit Bollywood, Anil Sharma gjithashtu e ndihmoi atë të kthehej në rrugën e duhur duke i ofruar asaj një rol dytësor në një film – edhe pse ajo supozohej të luante “këtë rol kryesor”.
Chopra ka folur edhe më parë për përvojën e saj se si kishte ndikuar negativisht operacioni i hundës.
Libri i saj i kujtimeve, “Unfinished”, bukuroshja e Bollywoodit shkroi se si operacioni i dështuar e bëri atë të ndihej e “shkatërruar dhe e pashpresë”.
“Sa herë që shihesha në pasqyrë, një e huaj më shikonte mbrapa dhe nuk mendoja se vetëbesimi dhe vetëvlerësimi im do të rikthehej ndonjëherë”, shkroi ajo në libër.
Megjithatë, Chopra tregoi gjithashtu se si ka ndryshuar perspektivën e saj.
“Tani kur shikoj në pasqyrë, nuk habitem më. Unë kam bërë paqe me ndryshimin tim”, tha ajo.
“Unë jam si gjithë të tjerët: e shikoj veten në pasqyrë dhe mendoj se ndoshta mund të humbas pak peshë; Mendoj se ndoshta mund të stërvitem pak më shumë. Por jam edhe e kënaqur. Kjo është fytyra ime. Ky është trupi im. Mund të kem të meta, por unë jam unë”, përfundoi ylli. /Telegrafi/