Telegrafi

Priyanka Chopra flet sërish për abuzimet që i janë bërë si fëmijë

Priyanka Chopra (Foto: Vittorio Zunino Celotto/Getty Images/Guliver)

Priyanka Chopra, e cila dikur fitoi titullin e më të bukurës në botë, e ka kujtuar adoleshencën e saj, periudhë kjo për të cilën thotë se nuk ishte e lehtë.

Aktorja dhe modelja, e cila aktualisht është duke ndërtuar një karrierë mbresëlënëse në Hollywood, ka vendosur të flasë sërish për abuzimet që i janë bërë në shkollën e mesme.

Lexo po ashtu Priyanka Chopra tregon se ishte pre e përqeshjes si fëmijë për shkak të dukjes

“Unë isha objekt i abuzuesve që më fyenin për shkak të ngjyrës së lëkurës dhe origjinës indiane”, ka thënë bukuroshja, transmeton KP.

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)

“Kjo është arsyeja pse dua të ndikoj njerëzit për të kuptuar se sa të pasur jemi në kur jemi të ndryshëm. Uroj që fëmijët e mi të mos rriten në një botë të tillë një ditë.

“Unë dua të ndryshoj mënyrën se si njerëzit mendojnë dhe sjellin dallime kulturore. Ne të gjithë duhet të përfshihemi”, ka deklaruar 36-vjeçarja.