Telegrafi

Privohet nga liria shtetasi i Maqedonisë në Zvicër, kërcënoi dhe grabiti në një shitore

Foto: Ilustrim

Pas një grabitjeje në një dyqan në Nirensdorf të Zvicrës është arrestuar një shtetas i Maqedonisë.

Pak pas orës 16:30 të së premtes, dy persona kanë kërcënuar fillimisht me një mjet të mprehtë arkëtarin, më pas kanë hyrë në kasë, kanë marrë para dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Ata u arrestuan për një kohë të shkurtër.

Njëri është shtetas i Maqedonisë 20 vjeç, ndërsa tjetri zviceran 21 vjeç.

Pas marrjes në pyetje nga ana e policisë, të dy janë ndaluar në prokurorinë kompetente.