Telegrafi

Privohet nga liria 35 vjeçari nga Shkupi, policia e gjeti menjëherë pasi kishte kryer vjedhjen

Foto: Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme informon se mbrëmë, në ora 21:10, në rrugën “Emil Zola” në Shkup, zyrtarë policorë të Sektorit për siguri në komunikacionin rrugor, kanë privuar nga liria personin me iniciale N.J.(35) nga Shkupi.

Ai u kap pak pasi kishte kryer një vjedhje të rëndë, gjatë së cilës i mori bizhuteri personale gruas së plagosur.

Atij i është gjetur sendi i vjedhur dhe i është kthyer pronarit.

“Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me Prokurorin Publik, ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, njofton MPB.