Site icon Telegrafi

Privilegjet e Bashës që i kalojnë Alibeajt si kryetar i PD-së

Enkelejd Alibeaj do të jetë kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës. Bashkë me postin e ri, Alibeaj fiton edhe disa privilegje duke filluar nga ruajtja fizike.

Me vendim qeverie, si kryetar i partisë më të madhe të opozitës parlamentare, Alibeaj do të ruhet dhe mbrohet nga Garda e Republikës.

Tanimë, përballjet në parlament kryeministri Rama do t’i zhvillojë me Enkelejd Alibeajn.

Koha në parlament e kryetarit të komanduar të PD për të replikuar me kryeministrin Rama do të jetë pa afat.

Alibeaj do të përfaqësojë partinë në të gjitha veprimtaritë publike e politike, të brendshme dhe ndërkombëtare.

Aktualisht, Enkelejd Alibeaj mban 8 poste në Partinë Demokratike përfshirë, edhe pozicionin e drejtues politik në qarkun e Fierit dhe Shkodrës.

8 funksionet e Enkelejd Alibeaj në PD:

Kryetar i komanduar

Nënkryetar

Deputet

Anëtar i Kryesisë

Kryetar i Grupit Parlamentar

Drejtues politik i qarkut të Fierit

Drejtues politik i qarkut të Shkodrës

Kryetar i PD në Vlorë

Ai do vazhdojë t’i mbajë këto detyra aq kohë sa është kryetar i komanduar i PD-së dhe jo i zgjedhur./Euronews Albania

Exit mobile version