Site icon Telegrafi

Privatizohet klubi i futbollit Vushtrria

FC Vushtrria tani e tutje do të jetë një klub privat.

Kuvendi komunal i Vushtrrisë ka votuar unanimisht për privatizimin e klubit.

Tani e tutje FC Vushtrria është klub privat, ndërsa pronar i saj është Bajrush Kajtazi.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit vushtrrias.

Ky është një lajm i madh për futbollin e qytetit të Vushtrrisë, pasi priten investime në klub dhe FC Vushtrria të rikthej lavdinë e dikurshme që kishte në elitën e futbollit kosovar.

Njoftimi i plotë i klubit vushtrrias:

Sot në kuvendin e rregullt të klubit FC Vushtrria i mbajtur në sallën e kuvendit komunal, kuvendarët e klubit unanimisht votuan pro privatizimin e klubit, me pronar të ri z,Bajrush Kajtazi pronar i firmës UNION sh.p.k. Na prift e mbara Vushtrri. /Telegrafi/

Exit mobile version