Telegrafi

Privatizohet “Austrian Airlines”

Kompania ajrore Austrian Airlines e cila ka humbje prej 487milion euro dhe zvarrit një borxh të papaguar prej 900 milion euro, nuk mund të mbijetojë më.

Në maj financieri saudit Al Jaber hoqi dorë për të hyrë me aksione në kapitalin e Austrian Airlines, duke mos investuar 150 milion euro dhe kjo kompani nuk është në gjendje ti bëjë ballë konkurrencës, në një treg shumë të përqendruar. Procesi i privatizimit duhej të ishte bërë shumë më herët.

Austrian Airlines është një kompani e vogël në krahasim me Air France –Klm, Lufthansa apo British Airways. Ajo numëron 8 mijë punëtorë por është e pozicionuar si lider në destinacionet e Evropës Lindore dhe është zhvilluar më shumë drejt lindjes së mesme.

Aeroporti i Vjenës i cili siguron 60% të kalimeve transit të Austrian Airlines është I pavarur nga rrjeti I kompanisë nacionale.

Midis blerësve të mundshëm, të favorizuar do të jenë Lufthansa tashmë pjestare e Star Alliance dhe Air France- Klm. Austrian Airlines duhet të privatizohet deri në muajin tetor.