Telegrafi

Privatizohet 75 % e PTK-së

Posta e Kosovës, si njësi brenda PTK-së do të ndahet dhe do të mbetet në pronësi të Qeverisë së Kosovës, ndërsa telefonia fikse dhe ajo mobile do të privatizohen në paket, përmes shitjes së aksioneve deri në masën 75 për qind për sektorin privat, ndërsa Qeveria e Kosovës rekomandohet që të mbaj në pronësi 25 për qind të aksioneve.

Qeveria e Kosovës do të garantojë një proces të hapur dhe transparentë, dhe qytetarët e Kosovës do të jenë të informuar drejt dhe me kohë për këtë proces. Vendimin final për privatizimin PTK-së, do ta merr Kuvendi i Kosovës. /Telegrafi/