Telegrafi

Privatizimi parakusht për rritje ekonomike

Ambasada amerikane thotë se privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore është një reformë e tillë dhe ky është parakusht thelbësor për rritje të qëndrueshme ekonomike të udhëhequr nga sektori privat.

Më tutje, thuhet se kjo kumtesë është publikuar, pas pyetjes së shtruar nga Televizioni Klan Kosova, për interesimin e qeverisë amerikane në mbështetje të privatizimit të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës.

Ambasada thekson se mbështetja jonë për një Kosovë të pavarur, demokratike dhe të begatshme, qëndron prapa interesimit dhe mbështetjes sonë për procesin e privatizimit të PTK-së. /Telegrafi/