Telegrafi

Privatizimi i PTK, transakcioni më i madh që është realizuar ndonjëherë

Ky privatizim premton të jetë transaksioni më i madh që është bërë ndonjëherë në Kosovë, i cili ka ndikim të fuqishëm në tregun më të gjerë të postës dhe telekomunikacionit në rajon. E ardhmja ekonomike e Kosovës varet nga puna dhe konkurrenca e një sektori të fuqishëm të postës dhe telekomunikimit, për të mirën e të gjithë qytetarëve dhe kompanive”, ka deklaruar Feith.

Sipas tij, privatizimi i PTK-së në mënyrë transparente, do të forcojë këtë kompani dhe do ta rrisë edhe më tej rolin e saj udhëheqës në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës.

“ Gjithashtu, kjo do të dërgojë një sinjal të qartë te investitorët se Kosova është destinacion i realizueshëm për investime të mëdha.Zyra Civile Ndërkombëtare beson se Qeveria e Kosovës do t’i shtyjë përpara reformat ekonomike për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Kjo gjithashtu përfshin edhe ruajtjen e rregullatorëve të pavarur të tregut”,përfundon komunikata./Telegrafi/