Telegrafi

Privatizimi i PTK-së duhet të pezullohet

Propozim-strategjia e Qeverisë për privatizimin e kësaj kompanie është miratuar në Kuvendin e Kosovës, ndonëse me dilema të hapura rreth votimit, siç kanë thënë edhe vetë përfaqësuesit e Qeverisë dhe ata të Kuvendit.

Ka qenë pikërisht ky zhvillim, i cili thuhet, të paktën publikisht, se ka shtyrë Lidhjen Demokratike të Kosovës të tërhiqet nga koalicioni qeverisës.

Sipas kësaj strategjie, Qeveria do të privatizojë 75 për qind të aseteve të PTK-së, ndërkaq 25 për qind do të mbesin në pronësi të Qeverisë.

Por, ekspertë tw ekonomisë, thonë se nuk është koha e duhur për privatizim. Sipas tyre, autoritetet kompetente duhet të shesin deri në 55 për qind të aseteve dhe të mos veprohet siç ka vendosur Qeveria.

Qeveria e Kosovës tashmë ka parakualifikuar pesë kompani për privatizimin e Postë-Telekomit të Kosovës, të cilat janë nga Shqipëria, Kroacia, Egjipti, Austria dhe Jemeni. /Telegrafi/