Telegrafi

Privatizimi i PTK në krizë globale i vështirë

Ndërsa Kjo, sipas Nayak do të jetë një mundësi për Kosovën, që të demonstroj që pa marrë parasysh se është një vend i ri, mund të ndërmarr transaksione të mëdha të kësaj natyre, që do të ndikonin në përmirësimin e klimës ekonomike në vend.

Edhe ambasadorët e shteteve të Kuintit, të cilët ishin të pranishëm u shprehen se përfshirja e sektorit privat në atë publik është i rëndësishëm dhe se këto projekte për privatizimin e këtyre ndërmarrjeve, nëse udhëhiqen në mënyrë transparente do të krijonin bazë për investime, dhe një ambient të përshtatshëm për investitorët e mundshëm potencial, duke vë në dukje se ky është një proces i gjatë dhe i komplikuar.

Ahmet Shala, ministër i Ekonomisë dhe Financave MEF si dhe kryesues i këtij komisioni tha se Qeveria po përmbush zotimin e saj për transparencë të plotë në procesin e përfshirjes së sektorit privat në atë publik.

“Një shtet i ri me potencial të konsiderueshëm si Kosova, ka nevojë për investime në infrastrukturë dhe për një zhvillim ekonomik, hapje të vendeve të reja të punës dhe perspektivë evropiane”, ka thënë ai.Shala u shpreh i bindur se pjesëmarrja e sektorit privat në ndërmarrjet publike në këtë rast në PTK, do të jetë një kontribut shumë i rëndësishëm për zhvillimin e vendit.

Sipas tij edhe pse së fundi disa nga ndërmarrjet publike kanë shënuar sukses në menaxhimin vertikal të aseteve të tyre, ende nuk është rritur optimumi ekonomik.Ai po ashtu tha se të gjitha vendet fqinjë dhe ato të Evropës juglindore tashmë kanë përfunduar procesin e privatizimit të kompanive të tyre të këtij sektori dhe se efektet kanë qenë mjaftë pozitive.

Përfaqësuesi i Zyrës së Komisionit Evropian, ka thënë se në pjesën e dytë të këtij viti, apo në fillim të viti të ardhshëm do të ketë privatizim të PTK-së, duke besuar se Qeveria e Kosovës ndoshta do të ketë një problem të luksit, sepse të hyrat do të jenë substanciale. /telegrafi/