Telegrafi

Privatizimi i ndërmarrjeve jashtë Kosovës

Zëdhënësi i AKP-së Ylli Kaloshi, tha se kjo agjenci muajin e kaluar ka paraqitur për shitje një lokal, i cili gjendet në Kralevë, në Republikën e Serbisë. Sipas tij, objekti është aset i ish-organizatës punuese për veprimtari grafike” Progres”, nga Mitrovica.

“Ky aset është një hapësirë komerciale që përfshin një shitore, me një sipërfaqe prej 16 m2 dhe gjendet në një pjesë atraktive të qytetit të Kralevës, do të thotë në Republikën e Serbisë. Fatkeqësisht, për këtë aset nuk kishte asnjë ofertues”, theksoi Kaloshi.

Ai thotë se Agjencia Kosovare e Privatizimit ballafaqohet me probleme të ndryshme sa i përket privatizimit të aseteve jashtë territorit të saj.

Problemet më të theksuara, sipas tij, janë me asetet që gjenden në Serbi dhe Mal të Z

Sipas të dhënave të AKP-së, ekzistojnë rreth 155 asete të 55 ndërmarrjeve shoqërore që gjenden në republikat e ish-Jugosllavisë. /Telegrafi/