Telegrafi

Privatizimi i dështuar!

Ekspertë të çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të biznesit në Kosovë, thonë se arsyeja themelore e mosrealizimit të këtyre pritjeve, ka qenë mungesa e investitorëve të huaj në këtë proces. Sidoqoftë, përfaqësues të institucionit që bëjnë privatizimin, këtë proces e konsiderojnë mjaft të efektshëm.

Kosova e filloi privatizimin e përgjithshëm të ndërmarrjeve shoqërore në vitin 2002, në kohën kur vendet e rajonit e kishin përfunduar këtë proces.

Që nga ai vit, janë privatizuar rreth 587 ndërmarrje, prej tyre disa janë treguar të suksesshme, por ka edhe prej atyre, të cilat nuk kanë dhënë rezultatet e pritura.

Ekspertë të çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të biznesit në Kosovë vlerësojnë se ndërmarrjet e privatizuara, vazhdimisht janë ballafaquar me një ambienti të pafavorshme biznesor. /Telegrafi/