Telegrafi

Privatizimi, grumbullohen edhe 8 milionë euro

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) përmbylli valën e 34-të të privatizimit, ku nga dhjetë ndërmarrje që ishin në shitje, më së shtrenjti është shitur Toka bujqësore Zidi i Sadik Agës për të cilën janë ofruar 3.8 euro milionë euro.

Gjithsejt janë grumbulluar rreth 8 milionë euro të cilat i janë shtuar fondit prej 400 milionë eurove që janë grumbulluar prej sa vitesh në fondin e privatizimit dhe nuk shfrytëzohen në funksione të rritjes ekonomike. /Telegrafi/