Telegrafi

Privatizimi bllokon projektet e PTK-së

Kompania sllovene sipas gazwtws Express, Smart.com, e cila fitoi tenderin afër 6-milionësh nga Post – Telekomi i Kosovës, për instalimin e Pakos mediale IPTV, ende nuk është parë këndej pari. Është fundi i nëntorit dhe kjo kompani e kontraktuar nuk ka realizuar punën e saj. Sikur ky projekt, edhe shumë të tjerë kanë dështuar shkak i procesit të privatizimit.

Për këtë punë, drejtuesit e PTK`së patën premtuar se kompania testimet do t’i kryejë kah fundi i shtatorit, dhe më se largu në tetor, do të fillojë me instalimin e këtij produkti.

As në ueb sajtin e kësaj kompanie, nuk mund të gjendet as edhe informacioni më i vogël për këtë projekt. Izen për të filluar punët, kompania e kishte marrë qysh në muajin e tretë të këtij viti. Me entuziazëm e patën nisur edhe drejtuesit e PTK`së.

Në komunikatën e kësaj ndërmarrjeje, të lëshuar me rastin e nisjes se projektit, thuhet se pakoja mediale IPTV, do të fillojë se funksionuari gjatë muajit tetor të këtij viti.

“Që nga pjesa e dytë e muajit tetor, të gjithë konsumatorët e interesuar do të mund të fillojnë të lidhin kontratat me PTK`në dhe të përfitojnë nga ky shërbim i ri”, patën deklaruar nga PTK-ja. /Telegrafi/