Pas një kohe pushimi Chris Brown, ka publikuar këngën Privacy e cila tashmë ka kaluar 17 milionë klikime ne kanalin Youtube.
Chris Brown ka risjellë stilin e tij të veçantë të cilin asnjëherë nuk e ka ndryshuar duke u vlerësuar shumë për këtë gjë, shhkruan KosovaPress.
Privacy tashmë është duke u komentuar shumë nga fansat e këngëtarit dhe ka filluar t’i kryesojë top listat ndërkombëtare. Por, si duket artisti gjatë kësaj kohe ka qenë duke punuar shumë.
Ai përveç kësaj këngeje ka bashkëpunuar edhe me një numër të madh të artistëve më të njohur duke sjellur shumë projekte të tjera gjatë këtyre ditëve si: “I Think Of You” bashkëpunimi me Jeremih dhe Big Sean, “Parachute”, me Sevyn, “Party” bashkëpunimi me Gucci Mane, Usher dhe shumë këngë të tjera.