Site icon Telegrafi

Pritjet në kufirin Serbi-Hungari, dëmtojnë prodhuesit kosovarë

Fluksi i madh i emigranteve Sirian në drejtim të Evropës ka shkaktuar probleme të mëdha edhe për bizneset kosovare që kalojnë mallrat përmes këtyre rrugëve.

Problemet e shkaktuara nga këto ngecje e kanë prekur edhe kompaninë “Kelmendi Gmbh” me seli në Düseldorff, e cila është njëra ndër firmat më të fuqishme shqiptare që e bënë eksportim e produkteve në Gjermani.

Njëri nga vëllezërit e firmës “Kelmendi Gmbh”, Vllaznim Kelmendi, i tha KosovaPress-it se këto pritje të zgjatura në kufirin Serbi-Hungari, janë duke i dëmtuar bizneset tej mase.

“Pritjet e tilla kanë ndikuar negativisht në mallrat e eksportuara siç janë rrushi,specat , etj.Jemi të indinjuar me situatën e krijuar. Mbesim të shpresojmë se shumë shpejt do gjenden zgjidhje dhe eliminohen këto probleme”, tha Kelmendi. /Telegrafi/

Exit mobile version