Telegrafi

Pritjet e jashtëzakonshme të Aro Muric që e ndihmuan Burnleyn të rikthehet në Ligën Premier

Burnley nga sezoni i ri do të luajë sërish në Ligën Premier, pasi e mbylli një edicion magjeps në Championship.

Dhe për këtë sukses fantastike nën urdhrat e Vincent Kompanys, rol të madh ka luajtur edhe portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric.

Gardiani i Dardanëve ishte vital me pritjet e tij në ndeshjet e këtij sezoni, duke ndihmuar Burnleyn të arkëtonte 101 pikë.

Lexo po ashtu Me Aro Muricin në Ligën Premier, Kosova ka së paku një lojtar në pesë kampionatet më të forta në botë

Ata u shpallën kampion në Championshop, duke realizuar rikthimin në elitën e futbollit anglez.

Për formën e tij, Brunley ka publikuar një video me disa nga pritjet e tij më të mira.

Ata kanë pyetur fansat e tyre se cili ishte momenti i tyre më favorit nga pritjet e Muric. /Telegrafi/