Chelsea ka zbuluar fanellat bazë për sezonin 2023/24.
Ato janë kryesisht blu, me detaje blu të errët, nënsqetulla të bardha dhe një skicë mëngë të bardhë. Një detaj interesant është një kreshtë metalike shkëlqyese.
Një panel brenda fanellës shkruan “Krenaria e Londrës”.
Në fanellat natyrisht është edhe logoja e kompanisë që ka dizajnuar ato – Nike. Ndërsa Chelsea nuk ka arritur ende të gjejë një sponsor pas largimit të Three UK, por kur fanellat fillojnë të shiten, klubi shpreson të gjejë edhe sponsorin.
Chelsea bën të ditur se dizajni është një pamje e fanellës së edicionit 1997/98: “Një dizajn klasik me të bardhën e shtuar në blu, lavdia e ’97/’98 festohet me stil”.
Fanella do të dalë në shitje më 16 gusht në dyqanin e klubit në Stamford Bridge. Do të jetë në dispozicion në dyqanet e Nike nga 23 gushti. /Telegrafi/
Introducing our 23/24 @NikeFootball home shirt! ⭐
90's inspired and shimmering in gold, celebrating 25 years since our iconic 97/98 season where we took home the UEFA Cup Winners' Cup. #ItsA90sThing #ThePrideOfLondon
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 10, 2023