Telegrafi

Pritjes 30 vjeçare për titull po i vije fundi, Man UTD i bënë nder Liverpoolit – ndërsa City pritet t’ia bëjë korridorin e nderit kampionit të ri

Liverpooli është afruar edhe më shumë te titulli i kampionit në Angli.

Fitorja ndaj Bournemouth 2-1 dhe humbja e Manchester Cityt nga United e kanë afruar edhe më shumë skuadrën e Jurgen Klopp te titulli i kampionit.

Në Angli po thuhet se Djajtë e Kuq që janë rivali i përjetshëm i Liverpoolit i kanë bërë nderë skuadrës nga Anfield duke e mposhtur Manchester Cityn.

Liverpool. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Tani ekipi i drejtuar nga trajneri gjerman Jurgen Klopp ka nevojë edhe për dy fitore radhazi për ta festuar edhe matematikisht titullin e 19-të në histori të klubit.

Fillimisht Liverpool do ta luaj derbin e qytetit ndaj rivalit lokal Everton më 16 mars në udhëtim.

Në rast se Liverpooli fiton derbin lokal, atëherë i nevojitet fitorja ndaj Crystal Palace më 21 mars në Anfield për tu shpallur matematikisht kampion i ri i Anglisë.

Liverpool. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

Nëse arrihen dy fitore radhazi, Liverpooli do të kënaqet edhe më shumë, pasi më 4 prill do të luante në udhëtim te Manchester City, ku skuadra e Pep Guardiolës do t’i bënte korridorin e nderit.

Gjithsesi titulli duket se tanimë dihet se ku do të shkojë, por vetëm mbetet të shihet se në cilën datë do të festojnë djelmoshat e Jurgen Klopp. /Telegrafi/