Liverpooli është afruar edhe më shumë te titulli i kampionit në Angli.
Fitorja ndaj Bournemouth 2-1 dhe humbja e Manchester Cityt nga United e kanë afruar edhe më shumë skuadrën e Jurgen Klopp te titulli i kampionit.
Në Angli po thuhet se Djajtë e Kuq që janë rivali i përjetshëm i Liverpoolit i kanë bërë nderë skuadrës nga Anfield duke e mposhtur Manchester Cityn.
Tani ekipi i drejtuar nga trajneri gjerman Jurgen Klopp ka nevojë edhe për dy fitore radhazi për ta festuar edhe matematikisht titullin e 19-të në histori të klubit.
Fillimisht Liverpool do ta luaj derbin e qytetit ndaj rivalit lokal Everton më 16 mars në udhëtim.
Në rast se Liverpooli fiton derbin lokal, atëherë i nevojitet fitorja ndaj Crystal Palace më 21 mars në Anfield për tu shpallur matematikisht kampion i ri i Anglisë.
Nëse arrihen dy fitore radhazi, Liverpooli do të kënaqet edhe më shumë, pasi më 4 prill do të luante në udhëtim te Manchester City, ku skuadra e Pep Guardiolës do t’i bënte korridorin e nderit.
Gjithsesi titulli duket se tanimë dihet se ku do të shkojë, por vetëm mbetet të shihet se në cilën datë do të festojnë djelmoshat e Jurgen Klopp. /Telegrafi/