Telegrafi

Pritje të mëdha për Tegra 3

Kompania gjatë vitit të ardhshëm synon të shes 25 milion çipa Tegra 3 për smartphone, tablet dhe industrinë e automobilave, e dërgesat pritet të jenë jashtëzakonisht të mira kah fundi i vitit 2012 dhe në fillim të vitit 2013 duke iu falënderuar paraqitjes së tabletëve me Windows 8.

Nvidia shifrën prej 25 milion çipave të shitur nuk e arriti me gjeneratën Tegra 2, përkundër përfaqësimit të mirë të platformës në pajisjet mobile të së sotmes. Tegra 2 momentalisht ndodhet në 11 modele të smartphonëve dhe 23 tablet dhe mban 75 për qind të posedimit në tregun e tabletëve, nëse nuk llogarisim iPadin e Apple. Konkurrenti më i madh i Nvidias në këtë fushë janë Qualcomm dhe Texas Instruments. /Telegrafi/