Telegrafi

Vazhdojnë pritjet e gjata të mërgimtarëve në kufirin Hungari-Serbi

Bashkatdhetarët edhe në këtë vit po ballafaqohen me pritje të gjata nëpër pikë kalimet kufitare.

Më shumë se tre orë po presin bashkatdhetarët në kufirin Hungari-Serbi.

Sipas lexuesve, momentalisht kolona e automjeteve në kufirin Hungari-Serbi është katër kilometra e gjatë.

Pritjet e gjata torturuese për bashkatdhetarët pothuajse në të gjitha pikat kufitare tashmë janë shndërruar në traditë.

Mërgimtarët thonë se autoritetet hungareze për arsye formale po i zgjasin procedurat në sportelet e kufirit.

Një lexues i Telegrafit, ka dërguar fotografi ku shihen makina të shumta duke pritur në radhë, për ta kaluar kufirin. /Telegrafi