Bashkatdhetarët edhe në këtë vit po ballafaqohen me pritje të gjata nëpër pikë kalimet kufitare.
Më shumë se tri orë po presin bashkatdhetarët në kufirin Hungari-Serbi.
Sipas këtyre lexuesve, momentalisht kolona e automjeteve në kufirin Hungari-Serbi është disa kilometra e gjatë.
Pritjet e gjata torturuese për bashkatdhetarët pothuajse në të gjitha pikat kufitare tashmë janë shndërruar në traditë.
Mërgimtarët thonë se autoritetet hungareze për arsye formale po i zgjasin procedurat në sportelet e kufirit.
Një lexues i Telegrafit, ka dërguar video ku shihen makina të shumta duke pritur në radhë, për ta kaluar kufirin. /Telegrafi