Telegrafi

Pritje të gjata të mërgimtarëve kosovarë edhe në kufirin Hungari-Serbi

Jo vetëm në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë, ka pritje dhe kolona të gjata të automjeteve të mërgimtarëve kosovarë, që po vijnë për festat e fundvitit në Kosovë.

Kolona të automjeteve dhe pritje të gjata të mërgimtarëve kosovarë, janë regjistruar mëngjesin e sotëm edhe në vendkalimin kufitar mes Hungarisë dhe Serbisë.

Në fotografitë që i ka siguruar Telegrafi nga një lexues, shihen kolona të gjatë të automjeteve në pikën kufitare në Horogosh.

Sipas lexuesit, shumica e automjeteve janë të mërgimtarëve kosovarë, që po vijnë nga vendet e Evropës Perëndimore për festat e fundvitit në Kosovë, raporton Telegrafi.

Lexo po ashtu Rikthehen kolonat në kufirin me Serbinë, 6 orë pritje në Merdar për të hyrë në Kosovë

Ndryshe, pritje të gjata, deri në gjashtë orë, sot janë regjistruar ehe në pikat kufitare të Kosovës me Serbinë. /Telegrafi/