Vazhdon të ketë edhe sonte kolona të automjeteve të bashkatdhetarëve tanë që po presin për të dalë dhe hyrë në pikë-kalimet kufitare me Serbinë.
Në raportin e fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (ora 22:34), thuhet se mërgimtarët tanë, që po kthehen nga pushimet, po presin gjatë në pikë-kalimet kufitare me Serbinë në Merdar dhe te Dheu i Bardhë.
Për ta kaluar kufirin në Merdar, bashkatdhetarët po presin dy orë e gjysmë, kurse 30 min për të hyrë në Kosovë, raporton Telegrafi.
Ndërsa, në pikë-kalimin kufitar te Dheu i Bardhë, në dalje po pritet deri në dy orë e gjysmë, kurse në hyrje rreth një orë e gjysmë.
Në pikë-kalimet e tjera të Kosovës me vendet fqinje nuk ka pritje të gjata.
Qytetarët mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale duke klikuar KËTU. /Telegrafi/