Telegrafi

Pritje të gjata në pikën e kalimit kufitar në Merdare

Foto: Ilustrim

Ditët e nxehta, sikurse çdo vit, tanimë kanë nisur të shkaktojnë tollovi dhe pritje të gjata nëpër pikat e kalimit kufitar të Kosovës me shtetet fqinje.

Si zakonisht, pika më e frekuentuar kufitare mbetet ajo e Merdares, nëpër të cilën kalojnë pothuajse të gjithë mërgimtarët që vijnë nga Perëndimi në Kosovë.

Siç shkruan Indeksonline, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim kufitar, në pikëkalimin kufitar të Merdarës pritjet janë deri në 150 minuta, apo dy orë e gjysmë. Kurse, kolona është e gjatë mbi një kilometër.

Derisa në pikat tjera të kalimit kufitar raportohet për pritje deri në 5 minuta dhe rrugë të lirë.

Foto nga arkivi