Site icon Telegrafi

Pritje të gjata në Merdar

Kur festat afrohen në Kosovë, rritet edhe fluksi i qytetarëve që ato t’i presin së bashku me të afërmit e tyre.

Por me ardhjen e tyre rriten kolonat por edhe pritjet e gjata sidomos në pikën kufitare në Merdar.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit , qytetarët aty kanë pritur deri në tetë orë.

Këto janë të dhënat më të fundit që janë përditësuar nga kjo qendër rreth 30 minuta më parë, njofton Klan Kosova.

Exit mobile version