Site icon Telegrafi

Pritje të gjata në kufinjtë e Maqedonisë?

Në kalimet kufitare korsitë e parapara për shtetasit e Maqedonisë nuk janë duke punuar. Qytetarët gjatë hyrjes dhe daljes nga shteti presin në korsitë që janë të parapara për shtetasit e huaj.

Sipas SDK, policë ka vetëm në korsitë të parapara për shtetasit e Bashkimit Evropian dhe korsinë e shteteve të huaja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në vendet e BE-së parashihen dënime përderisa udhëtarët të cilët vijnë nga vendet që nuk janë anëtare, presin të kalojnë kufirin në korsitë e veçanta për anëtarët e BE-së. Në Kroaci dënimet janë prej 30 deri 60 euro, ndërsa në Hungari prej 17 deri 170 eruo.

Të punësuarit në kalimet kufitare thonë se korsitë nuk punojnë pasi nuk ka numër të madh të policëve dhe se me vite zhagitet ky problem.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se korsitë e veçanta për shtetasit e Maqedonisë funksionojnë në ato kalime kufitare ku ka kushte, ndërsa nuk shpjegojnë pse të njëjtat nuk punojnë në gjitha kalimet kufitare.

Korsitë e veçanta për shtetasit e Maqedonisë u zbatuan nga ish-ministrja Gordana Jankulloska, në fillim të mandatit të Qeverisë së Nikolla Gruevskit, si masë për lehtësimin e udhëtimeve për qytetarët vendas. Ndërsa korsitë funksionuan vetëm disa vite./Telegrafi/

Exit mobile version