Site icon Telegrafi

Pritje nga 15 deri 30 minuta në vendkalimet kufitare për hyrje dhe dalje nga Maqedonia e Veriut

Foto: Ilustrim

Gjendja e rrugëve në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet nëpër korsi të thata.

Intensiteti i komunikacioni jashtë mjediseve të qytetit është rritur ndërsa në vendkalimet kufitare ka pritje nga 15 deri 30 minuta për hyrje dhe dalje nga shteti, njofton Telegrafi Maqedoni.

LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje.

Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë./Telegrafi/

Exit mobile version