Vizita e kryeministrit grek Alexis Tsipras, në Maqedoninë e Veriut është një nga ngjarjet kryesore në vend dhe rajon. Përveç diskutimit që ka nxitur tek mediumet, janë vërejtur edhe lëshime nga ana e autoriteteve të Maqedonisë.
Gjatë pritjes solemne të Tsiprasit para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, nuk u intonua himni i asnjërit shtet dhe nuk pati nderime ushtarake, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Protokolli gjatë pritjeve të krerëve shtetëror parasheh intonim të himneve të shteteve dhe nderime ushtarake dhe shtetërore. Sot asnjëra nga këto nuk u realizua për Tsiprasin.
Nga qeveria për këtë “skandal” u arsyetuan me vonimin e aeroplanit të delegacionit të sotëm të Greqisë dhe mungesës së kohës, edhe pse qeveria ditë më parë ka qenë e njoftuar për vizitën e Tsiprasit./Telegrafi/